Presidenti Meta takohet me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?