Presidenti Meta takon homologen Vjosa Osmani: Kosova sa më parë në NATO
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takuan gjatë një vizite zyrtare në Maltë. Kreu i shtetit teksa ka ndarë foto nga takimi me Osmanin, bën thirrjen që Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO. ”Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”.
Postimi i plotë
Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.
Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore.
Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.