Presidenti Meta takon Matthew Palmer, diskutojnë për konsolidimin e shtetit ligjor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor  dhe të perspektivës së përbashkët europiane”,- njofton zyra e shtypit e Presidentit Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?