Presidenti Meta thirrje qeverisë: Mbështetni financiarisht mjekët dhe infermierët

Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë të mbështesë financiarisht mjekët e infermierët. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se rritja e viktimave të Covid-19 nga radhët e mjekëve kërkon marrje të masave mbështetëse.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti. Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. Koha për të vepruar nuk pret më”,- shkruan kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?