Presidenti Meta uron ekipin skocez për fitoren në Europa League

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njihet si tifoz i skuadrës skoceze Celtic.

Kështu, pas fitores së tyre mbrëmjen e djeshme ndaj Kluzhit në Ligën e Europës, me rezultatin 2-0, Meta ka reaguar në rrjetin social “Twitter”.

“Përqafime të zjarrta për të gjithë tifozët e Celtic për këtë fitore të madhe sot! Emocione të papërshkruara! Urime për vendin e parë në grupin E të Europa League! Jeni të mrekullueshëm! Ju dua shumë! Hail hail !”, shkruan presidenti Meta, i cili ka postuar edhe një video që tregon atmosferën në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?