Presidenti Meta uron pavarësinë e Shqipërisë me nipin e Rugovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar këtë mëngjes të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Urimin e ka bërë në një mënyrë shumë të veçantë.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq, së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?