Presidenti Meta viziton zonat e prekura nga tërmeti në Fushë-Mamurras dhe Laç

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç, ku u interesua për dëmtimet e shtëpive, problemet dhe pasojat me të cilat përballen banorët në këtë situatë emergjence.

Presidenti Meta dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe i siguroi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhjen e plotë.

Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?