Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta vlerëson atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia: Promovues i palodhur i Shqipërisë

Politikë E diel, 5 Korrik 2020 12:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e urave të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve euroatlantike. Me mirënjohje për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve miq”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i shtetit vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të organizimit të një ceremonie solemne për të nderuar Kolonelin Cornacchia, ushtarak i një vendi partner strategjik të gjithanshëm, Italisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 21 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Pas 3 vitesh shërbim si atashe ushtarak, Kolonel Cornacchia do të largohet nga Shqipëria për t’u kthyer në Itali. Por jam i sigurt se të dyja përvojat e tij në vendin tonë e kanë bërë një mik të pandashëm të Shqipërisë dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jetë një mbështetës i marrëdhënieve tona, por edhe një promovues i të gjitha bukurive të Shqipërisë. Njëkohësisht dua ta falënderoj për të gjithë përkushtimin e tij, profesionalizimin dhe integritetin e treguar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, përfaqësues institucionesh dhe autoritete vendore, familjarë, miq dhe kolegë të atasheut ushtarak.

Pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta

Kolonel Cornacchia ka një përvojë të shkëlqyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera me forcat e NATO-s. Misioni i parë i tij në vendin tonë ka qenë në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, ku kontribuoi si pjesë e operacionit të forcave të NATO-s, për të përballuar krizën e refugjatëve në atë situatë të vështirë dhe historike. Ajo eksperiencë la gjurmë të forta në kujtesën e tij ndaj edhe kur iu ofrua mundësia të kthehej në Shqipëri rreth dy dekada më vonë si Atashe Ushtarak i Italisë, e priti me shumë kënaqësi.

Gjatë këtyre si Atashe Ushtarak në vendin tonë ai ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin shumë të mirë midis forcave ushtarake italiane dhe atyre shqiptare në të gjitha drejtimet. Sidomos lidhur me edukimin dhe formimin e ushtarakëve tanë në shkollat ushtarake italiane, stërvitjet dhe përgatitjet për operacione të përbashkëta të policisë ushtarake dhe karabinierisë, së fundmi edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake. Në veçanti falenderojmë Kolonel Cornacchia për angazhimin e tij në kohën e vështirë të pandemisë, për të lehtësuar procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptarë për ndjekjen e studimeve në fushën ushtarake në Itali.

Profesionalizmi, korrektësia dhe komunikimi i tij i shkëlqyer me kolegët shqiptarë por edhe të vendeve partnere, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me të gjitha institucionet shqiptare e kanë bërë Kolonel Cornacchia një bashkëpunëtor mjaft të çmuar të Forcave të Armatosura të vendit tonë. Pas 3 vitesh shërbim si atashe ushtarak, Kolonel Cornacchia do të largohet nga Shqipëria për t’u kthyer në Itali. Por jam i sigurt se të dyja përvojat e tij në vendin tonë e kanë bërë një mik të pandashëm të Shqipërisë dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jetë një mbështetës i marrëdhënieve tona, por edhe një promovues i të gjitha bukurive të Shqipërisë. Njëkohësisht dua ta falënderoj për të gjithë përkushtimin e tij, profesionalizimin dhe integritetin e treguar.

Etiketat e lidhura

Fabio Cornacchiailir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 28 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 34 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 38 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.