Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta vlerëson me tituj nderi sportistet shqiptare: E ngritën Flamurin Kombëtar mbi të tjerët

Presidenti Meta vlerëson me tituj nderi sportistet shqiptare: E ngritën Flamurin Kombëtar mbi të tjerët

Aktualitet
E premte, 6 Nëntor 2020 10:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremoni solemne, disa nga sportistet më të shquara shqiptare, të cilat me talentin dhe profesionalizmin e tyre janë dalluar në sportin e qitjes.
Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh”: Elisabeta Karabollin:“Për profesionalizmin dhe rezultatet e larta cilësore në sportin e qitjes; Shumë e suksesshme dhe me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”;

Diana Matën: “Për rezultatet e shkëlqyera në sportin e qitjes të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. E dalluar për përkushtimin, pasionin dhe sukseset e spikatura si sportiste dhe trajnere”;

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Emanuela Kolën:“Për kontributin e njohur si qitëse e talentuar, duke arritur rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembull i madh frymëzimi, për të rinjtë e të rejat e këtij sporti me traditë në vendin tonë”;

si dhe Ermira Dingun: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar në sportin e qitjes. Sportiste e talentuar, me rezultate të shkëlqyera të arritura në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

Ndërsa zonja Lindita Zeqo u dekorua me Titullin “Naim Frashëri”: “Për kontributin e suksesshëm në sportin e qitjes, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. Në fjalën e rastit drejtuar sportisteve, familjarëve, trajnerëve dhe kolegeve të tyre, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Shumë i lumtur dhe kënaqësi e veçantë të nderoj personalitete kaq të shquara të sportit të qitjes, zonjat e nderuara Elisabeta Karabolli, Diana Mata, Emanuela Kola, Ermira Dingu e Lindita Zeqo, të cilat në një periudhë izolimi dhe mjaft të vështirë të Shqipërisë, falë rezultateve të larta dhe arritjeve të jashtëzakonshme e ngritën Flamurin Kombëtar mbi flamujt e tjerë në Kampionatet Europiane, duke u shndërruar në burim të përhershëm krenarie kombëtare dhe zgjimi vetëbesimi, për të qenë të parët, jo vetëm në sport por në të gjitha fushat e jetës.

Sporti i qitjes është një nga sportet më elitare, që i ka dhuruar vendit tonë, si rrallë sporte të tjera, një numër të jashtëzakonshëm medaljesh në arenën ndërkombëtare. Ky sport i ka dhënë vendit tonë 4 kampionë Europë, duke filluar që nga viti 1979 me Elisabeta Karabollin në Frankfurt të Gjermanisë, duke vazhduar me Ermira Dingun në vitin 1980 në Madrid të Spanjës. Më pas suksesi i Emanuela Kolës me të rejat në vitin 1983 dhe së fundi Kampionia e Europës, Lindita Kodra në Granada të Spanjës në vitin 2007, për të mos përmendur dhjetëra kampionë Ballkani, si dhe titullin kampion në Lojërat Mesdhetare në Latakia në vitin 1987.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe nga familja e qitësve Mata, vjen radha e Diana Matës, një nga sportistet simbol të qitjes shqiptare, me medalje pa fund në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, aq sa nuk maten me numra, por duhet të maten me kilogram, shumë pranë rekordit botëror. Por ai fishek i 25-të, i dalë nga pistoleta e Diana Matës, nuk u bind të shkonte dhe ai, në të njëjtin vend si 29 të tjerët, te 10-.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Numri në tabelë simbolizon qitjen, sportin e shpirtit, sportin që nuk njeh moshë. Ai simbolizon sportistët e dashuruar me këtë numër, që e bënë qitjen shqiptare, një sport elitar dekada më parë, një sport që na nderonte në çdo aktivitet ndërkombëtar. Sporti i qitjes ka qenë e vazhdon të mbetet një nga krenaritë më të mëdha dhe më të larta të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 2 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 9 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 32 minutash

Madje, në Lojërat Olimpike të Munihut në vitin 1972, në të cilat Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë, në ekipin shqiptar bënte pjesë edhe Afërdita Tushe, qitësja e paharruar, që u nda nga jeta para pak kohësh, e cila sa për kuriozitet ka garuar e triumfuar me qitësit meshkuj. Gjithmonë është thënë se shqiptari e ka traditë pushkën, por në atë kohë të mirë apo të keqe, rezultatet e larta nuk kanë qenë kurrë një rastësi. Një urim nga zemra u dërgoj gjithë sportistëve e sportisteve, që vazhdojnë traditën tuaj edhe pse në një periudhë të vështirë për këtë sport, e sidomos trajnerëve dhe të gjithë drejtuesve të Federatës së Qitjes”.

Etiketat e lidhura

ilir metasportistëtituj nderi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 2 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 2 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 9 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 25 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.