Presidenti Meta: Zbatimi i rekomandimeve të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara

Presidenti Ilir Meta deklaron se zbatimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja mënyrë për të mundësuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Meta shton se Presidenti i Republikës do të jetë bashkëpunues, siç ka qenë edhe më parë, me të gjitha institucionet që zbatojnë reformën në drejtësi.

“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara”,- shprehet Presidenti Meta në postimin e tij në Facebook.

Më herët, në konferencën e dhënë sot për mediat, Presidenti i Republikës deklaroi se ditën e hënë është gati të takohet me kryetarin e Kuvendit për të diskutuar mbi zbatimin e rekomandimeve.

SHKARKO APP