Presidenti Nishani do nderojë 38 Martirët e Kishës Katolike

Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016 në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?