FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Nishani ngushëllon familjen e ish-zyrtarit të policisë: Krim barbar e mafioz, të zbulohen autorët

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-komisarit të policisë Artan Cuku, duke dënuar njëkohësisht me forcë dhe ashpërsi vrasjen kriminale dhe autorët e saj.

 

“Të dashur familjarë të ish-komisar Artanit,
Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur e tragjike të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këtë momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë për ju!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë të Artanit tuaj si pasojë e dorës së zezë të krimit, familjes e fëmijëve, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij e pazëvendësueshme, e karakterizuar nga profesionalizmi i rrallë, vitaliteti i pashtershëm dhe lufta pa kompromis kundër kriminalitetit dhe shkelësve të ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast dënoj ashpërsisht e me forcë këtë akt të shëmtuar barbar e mafioz, duke u bërë thirrje e kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese që të punojnë pa pushim e të zbulojnë sa më parë autorët e pashpirt të këtij krimi, për t’i vendosur ata para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënimin e merituar!
Edhe një herë ngushëllimet më të ndjera për humbjen e Artanit dhe i lehtë i qoftë dheu!
Bujar Nishani”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?