Presidenti Nishani pret Lordin britanik Alan Watson

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Lordin britanik, Alan Watson të Richmond CBE, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri.

Presidenti Nishani vlerësoi kontributin personal të Lordit Watson në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe në promovimin e çështjes dhe të vlerave historike shqiptare në Britaninë e Madhe. Me interes u bisedua edhe për nxitjen bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik e tregtar mes dy vendeve, ku Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Lordit Watson, në nxitjen e përvetësimit të gjuhës angleze nga përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Presidenti Nishani ndau me Lordin Watson gjithashtu disa mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Britaninë e Madhe pas referendumit popullor për daljen nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se marrëdhëniet e partneritetit dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve nuk do të influencohen aspak nga ky vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lord Alan Watson është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në dhjetor të vitit 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama
  • President.al ne Shqip
  • Fotogaleria Videogaleri Image Map
  • programi_i_transparences
  • GJITHNJË NË KONTAKT ME JU

    thepresident_e-mail_kontakt

  • Facebook Twitter Youtube E-Mail
  • revista_presidenca_03
  • revista_presidenca_02

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?