Presidenti të zgjidhet nga populli, Moisiu dhe Topi: Të ndryshojë Kushtetuta

Alfred Mosiu dhe Bamir Topi që kanë drejtuar shtetin shqiptar ndajnë mendimin se ndryshimet Kushtetuese nuk duhen kufizuar vetëm tek reforma në drejtësi, por ligji themeltar i shtetit duhet të rishihet edhe në zgjedhen e Presidentit të Republikës.

Në një intervistë për Ora News, dy- ish krerët e shtetit, propozojnë që Predisenti i Shqipërisë, të zgjidhet nga qytetarët, dhe jo nga politika. Kjo sipas zotit Moisiu dhe zotit Topi, do të rriste autoritetin moral të Presidentit, por edhe do të frenonte ndikimin politik të tij.

Alfred Moisiu: Duke u zgjedhur nga populli presidenti do të jetë një përfaqësues direkt i vullnetit të popullit. Po të shikosh ish Lindja me përjashtim të Çekisë e Hungarisë, presidentin e zgjedhin nga populli. Me zgjedhjen nga populli presidenti ka autoritet moral më të paprekshëm sesa kur zgjidhet nga Parlamenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bamir Topi: Presidenti i Republikës duhet të jetë arbitër i vullnetit të popullit, por për fat të keq ne sot kemi arbitër të vullnetit të partive. Presidenti që zgjidhet sot është zgjedhje e partive. Presidenti mund të jetë një figurë politike por jo domosdoshmërisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a duhen rishikuar kompetencat e Presidentit, në rast të ndryshimit të formulës së zgjedhjes se tij, nga kuvendi tek qytetarët.

Bamir Topi: Unë them jo. Jam për forcim të institucionit të Parlamentit.

Alfred Moisiu: Ne jemi republikë parlamentare të mbetemi ashtu.

Ish presidenti Alfred Moisiu paralajmëron se shumë shpejt do të zhvillohet edhe një sondazh përmes të cilit qytetarët do të shprehen nëse e mbështesin ose jo zgjedhjen e presidentit me votë popullore.

Ndërsa shton se në krah të kësaj ideje jane rreshtuar një numër të madh personalitetesh dhe organzitash civile. Sipas Moisiut dhe Topit, e vetmja palë që nuk e do këtë zgjedhje është politika, që gjithmonë ka tentuar ta ketë intitucionin e presidentit nën kontroll dhe pjese te konjukturave politike gjate procesit te zgjedhjet se tij ne Kuvend.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?