Presidenti Meta: Teatri Kombëtar nuk është pronë e një qeverie dhe as i bashkisë, është i të gjithëve

Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka paditur në Gjykatën Kushtetuese kalimin e pronës së Teatrit Kombëtar në administrim të Bashkisë së Tiranës. Kreu i shtetit deklaroi se qëndrimet e qeverisë dhe bashkisë për shembjen e kësaj godine janë të papranueshme.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Teatri Kombëtar është një pasuri që nuk i përket asnjë qeverie dhe as bashkisë, por të gjithëve. Ndaj për këtë arsye, kreu i shtetit deklaroi se vendimmarrjen për këtë projekt mund ta marrë vetëm një institucion më i lartë, si Gjykata Kushtetuese.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/598420474404017/

SHKARKO APP