Presidenti thirrje popullit: Mos bëni shumë fëmijë

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi i bën thirrje popullit që të kenë shumë më pak fëmijë, duke argumentuar se niveli i tanishëm i lindjeve do krijojë një ‘katastrofë’ për vendin e Afrikës Veriore.

“Ne kemi nevojë për 400,000 lindje në vit”, tha el-Sisi. “Unë nuk jam dakord me idenë tuaj se të kesh fëmijë është një çështje e lirisë së plotë. Duke lënë në lirinë e tyre njerëzit që potencialisht nuk e dinë shkallën e sfidës? Në fund, është e gjithë shoqëria dhe shteti egjiptian ata që do e paguajnë çmimin”, tha el-Sisi.

Ai përmendi Kinën, e cila pati sukses në kontrollin e popullsisë duke imponuar një politikë të ashpër për një fëmijë në vitet 1970. Pekini e braktisi politikën në vitin 2015 dhe që atëherë ka nxitur rritjen e popullsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?