Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen viziton sot Tiranën. Zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen do të jetë në Ballkanin Perëndimor deri të enjten për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vizita e saj nis në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Ditën e sotme, në orën 08:50 fillimisht do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave dhe më pas do të zhvillohet një takim me kryeministrin Edi Rama. Në orën 10:50 Von der Leyen do të jetë e pranishme edhe në inagurimin e shkollës “Korb Muca” dhe kopshtit “Europa” që u rindërtua nga fondet e BE pas tërmetit të 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në orën 11:15 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?