Primaret e Tiranës treguan se PD dëshiron kandidat politik. Ilir Alimehmeti më mirë të japë dorëheqjen nga balotazhi
Ajo që u tha përpara votimit se elektorati demokrat ishte përpunuar nga Berisha dhe Meta që duhet kandidat politik militant përballë Erion Veliajt, doli mbrëmë nga kutitë e PD.
Sipas Selisë Blu përfundoi numërimi për primaret e Tiranës, diku afër mesnatës.
Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme.
Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota.
I treti më i votuar ka qenë Gerti Bogdani i cili numëron 1819 vota.
Pra me këtë rezultat votimi, nëse nuk ka lista të manipuluara siç ndodhi edhe në Bashkinë e Kamzës, duket hapur se PD-ja nuk ka emancipim politik por vazhdon akoma me “shpatë” e cila është e thyer prej përçarjes.
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti që mund të bënte revolucion në Tiranë, pasi edhe pjesa gri e votuesve e donte, bile edhe votues të majtë të pakënaqur nga qeverisja; tashmë rezulton se ka marrë gjysmën e votave në krahasim me Bëllind Këlliçin. Ndaj që të vazhdojë bolatazhin duket e kotë, sepse do të turpërohet dhe nuk do të ketë gojë më të thotë gjërat siç i ka thënë me pastërti e sinqeritet sepse do ja mbyllin gojën se “ti humbe thellë edhe në balotazh”.
Duket hapur se Tirana do të fitohet nga Erion Veliaj, pasi Veliaj dhe PS kësaj i frikësoheshin; që të mos kishin përballë një kandidat që vinte nga shoqeria civile.
Në PS mbrëmë vonë kishte festë sapo morën rezultatin e votimit në kryeqytet.
Sipas PD plot 8470 anëtarë dhe simpatizantë të PD iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e preferuar, që do të garojë në 14 maj për bashkinë e Tiranës.
Rezultatet e primareve për Tiranën:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej: 8470