Prishen 41 objekte pa leje në Velipojë, Benet Beci: Bëhemi gati për një sezon me rregull dhe pastërti
Politikë E Shtunë, 20 Prill 2024 19:46
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka publikuar së fundmi një video nga aksioni i IKMT për prishjen e 41 objekteve pa leje në zonën e plazhit në Velipojë në prag të sezonit turistik.
Postimi i plotë:
41 objekte pa leje brenda brezit të rërës dhe gjatë shëtitores së plazhit në Velipojë po prishen nga IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit.
Bëhemi gati për një sezon me më shumë rregull, pastërti dhe hapësira publike.
KOHA JONË SONDAZH

