FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishja e pallatit te ”Myslym Keta”, Meta: Qëndroi në këmbë për tre vjet pas tërmetit. Më 14 maj u pritet bileta pa kthim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e kësaj të mërkure të Komitetit Drejtues të partisë, ka komentuar prishjen e pallatit te rruga ”Myslym Keta”.

Meta tha se ai pallat kishte qëndruar për tre vite në këmbë ndonëse ishte dëmtuar nga tërmeti, por bashkia e prishi një orë e më parë pa lejuar as banorët që të marrin plaçkat e tyre. Për të i vetmi nxitim i tyre ishte që të prishnin këtë pallat pasi e dinë se më 14 maj, ditën e zgjedhjeve lokale, do u pritet bileta pa kthim.

“U sulmuan me tërbim edhe pallati i fundit të rruga Myslym Keta. Banditët nuk prisnin dot ti linin banorët të mblidhnin plaçkat, pale të prisnin vendimin e gjykatës. Pallati qëndroi në këmbë tre vjet pas tërmetit, tani horrave të bashkisë nuk u priste puna asnjë orë, sepse e dinë që 14 maji është bileta pa kthim për ta. IKMT është kthyer në kamxhikun drejtues të Ramës ndaj të pambrojturve”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?