Pritet rikonfirmimi i David Kostelancik si ambasador i SHBA në Tiranë, zbulohet data e mbledhjes së Senatit
David Kostelancik, i ripropozuar nga presidenti Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill.
Ai u emërua ambasador i SHBA-së në Tiranë më 24 janar të 2023, por emërimi u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë, pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.
Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati. Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim.
Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.