Pritja e pazakontë e Ramës për miqtë e tij të politikës (FOTO)
Me “valle” dhe piktura i ka pritur Kryeministri Edi Rama, liderët e ftuar në Samitin e Procesit të Berlinit.
Të vendosur në rreth, ata kanë shijuar një performancë baleti dhe më pas, Kryeministri u ka treguar një tjetër ambient me piktura.
Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.
Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.
Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor.



KOHA JONË SONDAZH

