Pritje madhështore në Peshkopi, Basha: Ky uragan është shprehje e padurimit për ndryshim. T’i japim fund “dimrit” 8-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me shumë entuziazëm nga qytetarët e Dibrës.

Në qytetin e Peshkopisë, Basha ka folur para një numri të madh njerëzish, duke iu thënë se ka ardhur koha që ata dhe gjithë Shqipëria të votojnë për ndryshimin.

Vëllezërit dhe motrat e mi dibranë, ju përshëndes nga zemra. Ky uragan është shprehje e padurimit për ndryshim. Një dimër 8-vjeçar i mbushur me vuajtje, ankth e pasiguri. Pas 8 vitesh lëngate, pas 8 vite premtimesh të pambajtura, grabitjeje e dështimesh, a do ja jepni më votën të keqes? Votoni ndryshimin në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në investimet e huaja. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimin që meritoni. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?