Privatizimi i OSSH, Balla: Policia ta sjellë “zvarrë” në komision Berishën
Ish kryemimistri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së, por që nuk është paraqitur. Kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla është shprehur se do t’i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.
“Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit”, tha Balla.
Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur punën që në prill të këtij viti. “Komisioni punon sipas Kushtetutës dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet me një vendim të ndërmjetëm. Pra, nëse ne do të vendosim me vendim të ndërmjetëm që të thërrasim dëshmitarët forcërisht atëherë do të zbatohet ligji dhe vendimi”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

