Procedimi ndaj prokurorëve, Vasili: Arta Marku po rrëzon Prokurorinë në prehrin e krimit

Deklarata e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku lidhur me padinë e sotme të opozitës, ka shkaktuar reagimin e kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se Shqipëria ka kryeprokuroren më mjerane dhe më të kapur të 100 viteve të fundit.

Pasi sipas tij, Arta Marku, që s’ja mban fare që të hetojë Kryeministrin e paditur për audiopërgjimin e Agron Xhafës dhe që s’guxon të hetojë kriminelët, krimet e të cilëve i di gjithë populli shqiptar, përkundrazi heton, dënon dhe dëbon me histeri paranojake prokurorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht një diarre rilindase.

Arta Marku, që s’ia mban fare që të hetojë Kryeministrin e paditur për audio-përgjimin e Agron Xhafës dhe që s’guxon të hetojë kriminelët, krimet e të cilëve i di gjithë populli shqiptar, përkundrazi heton, dënon dhe dëbon me histeri paranojake prokurorët.

Shqipëria ka kryeprokuroren me mjerane dhe më të kapur të 100 vjetëve të fundit.

E gjunjëzuar përpara kryeministrit deri në poshtërim, kryeprokurorja ka zgjedhur të rrëzojë prokurorinë në prehërin e krimit dhe të kryeministrit të kriminalizuar.

Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet një diarre rilindëse, të cilën ja çuan gati, duke i lejuar kryeprokurores farse vetëm ti vinte firmën pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vetë-delegjitimua, ndaj duhet dhe do të trajtohet si e tillë.

Për kryeprokuroren e paditur, kryeministri dhe kriminelët janë më të shtrenjtë se gjithçka, por populli i gjithë është kundër saj dhe do të dije t’ia tregojë vendin.

Në plehrat e Sharrës ka një vend edhe për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?