Proces-verbali: PD propozoi e para vetingun nga ndërkombëtarët

Dokumenti që rrëzon pretendimet e PD-së për sovranitetin.

25 prill 2016. Oerd Bylykbashi:

“Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa Partia Demokratike është duke kundërshtuar këto ditë, propozimin që vetë ka bërë më 18 janar 2016, për procesin e Vetingut. Dokumentet e vërtetojnë këtë bashkë me deklaratat e dy përfaqësuesve të PD-së në komisionin e Reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi. Vetingu është propozuar nga PD kur ishte përfaqësues i PD-së Eduard Halimi deri në prill 2016, dhe është rikonfimuar nga pasuesi i tij Oerd Bylykbashi më 25 prill, pra më pak se tre muaj më parë. Partia Demokratike Partia Demokratike ishte e para që propozoiprocesin e Vetingut përmes Komisionit të Ekspertëve Ndërkombëtarë të Monitorimit. Propozimi i PD-së është bërë në amandamentet e grupit parlamentar të kësaj partie më 18 janar 2016, drejtuar Komisionit të Venecias. Pra është një propozim ekskluziv i Partisë Demokratike i dërguar si amandament pranë Komisionit të Venecias, atje ku dhe ka marrë miratimin nga ekspertët e këtij komisioni. 27.al ka siguruar nga Kuvendi, procesverbalin ku janë pasqyruar amandamentet e PD-së për komisionin e Venecias pikërisht për vetingun e monitoruar rreptësisht nga ndërkombëtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opinion i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 18.01.2016

Neni 40.2

Përsa i përket kopetencave të parashikuara në paragrafin 4, është e preferueshme që në shkronjën “a”, vëzhguesit ndërkombëtarë të monitorimit, të kenë të drejtë jo vetëm për marrje informacioni për anëtarët e Kolegjit të Posaqëm të Kualifikimit (KPK), port ë bëjnë vlerësimine tyre sipas të njëjtave procedura që parashikohen edhe pë gjyqtarët e prokurorët. Sipas Venecias: Komisioni duhet të përbëhet nga gjyqtarë dhe jo gjyqtarë me integritet të padyshimtë, nëse është e nevojshme me asistencëne personave të huaj me përvojën dhe eksperiencën përkatëse dhe të pavarur.

Procesverbal i Komisionit të Posaqëm të Reformës në Drejtësi

Procesverbali i KPK-së datë 15/04/2016

Eduard Halimi

Është process që ne e kemi mbështetur pa u artikuluar akoma, e kemi mbështetur në të gjtiha raportet nga të gjtihë ekspertët e Partisë Demokratike. E kemi mbështetur dhe nuk e kemi kundërshtuar në asnjë element dhe këtë them me bindjene Partisë Demokratike. Kjo duhet të marrë përgjigje një orë e më parë. Shqetësimi ynë nuk ak lidhje me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarëve. Tani jemi darkod me kompentetët që kanë të bëjë me antikorrupsionin dhe që kanë efekte të menjëhershme nesër për sistemin: byro, prokurori special, gjykatë special, veting. Për këtë pjesë ne jemi dakord dhe jemi për ta miratuar sa më shpejt që javën tjetër.

Procesverbal i KPK-së 25.04.2016

Oerd Bylykbashi

Vetingu duhet të jetë i plotë, i detajuar dhe të mos lërë hapsëirë për 28 elementët e korruptuar apo të paaftë ytë vazhdojnë të qëndrojnë në system. Pra ne jemi dakord që sistemi të jetë funskional eHkas dhe i thjeshtuar. 7) Rivlerësimi kryhet …c) nga komisioni i vëzhguesve ndërkombëtarë për anëtarët e Gjykatës Kushtëtuese, për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorsë, për Inspektoriatine Lartë të Drejtësisë si dhe për anëtarët e KLD-së të zgjehdur nga Kuvendi. Ajo që ne propozojmë është që Vetingu për funskionet e larta KLGJ dhe KLP, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, të bëhet nga një komponent i fortë ndërkombëtarë. Teksti i mësipërm është pjesë e dokumenteve zyrtare të Partisë Demokratike. Dokementet e vërtetojnë edhe një herë se pretendimet e lidershipit të kësaj partie për ruajtjen e sovranitetit nga roli i të huajve në procesin e vetingut, janë të pabazuara. Ajo që duket më interesante është edhe heshtja e mazhorancës. Mazhoranca nuk e artikulon qartë dhe bazuar në dokumentet që disponon përmes komisionit të posaqëm parlamentar, atë që vetë PD dhe përfaqësuesit e saj kanë paraqitur zyrtarisht si propozim të tyre, Vetingun e rreptë nga ndërkombëtarët. Ndoshta dy palët janë dakord me pengesat që po dalin për miratimin e reformës në drejtësi, rol që mesa duket e ka marrë përsipër me guxim, Partia Demokratike dhe lideri i saj i “brishtë” Lulzim Basha. Më poshtë botohen si fotografi, procesverbalet e Komisionit të Posaqëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?