Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Procesi apo rezultati? Një rishikim i nevojshëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Politikë E hënë, 12 Prill 2021 09:51
Procesi apo rezultati? Një rishikim i nevojshëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo
Në fushatën zgjedhor të vitit 2005, një eksponent i lartë i opozitës deklaroi se në rast fitoreje të partisë së tij Shqipëria do të antarësohej në Bashkimin Europian brenda pesë-gjashtë viteve. Qeveria e kohës, më e rezervuar në këtë çështje e thoshte se do të duheshin pak vite më shumë; natyrisht duke shtuar se i kishte bërë detyrat përkatëse mirë e bukur dhe se me të shkohej sigurt në Europë. Sot, gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, askush nuk merret më me parashikimin e vitit të anëtarësimit tonë në BE; qeveria, si dikur, tha se i ka bërë detyrat përkatëse mirë e bukur dhe se vetëm me të shkohet sigurt në Europë. Duke injoruar përmbushjen e 15 kushteve që në shumicë i kishte provokuar vetë; dhe duke injoruar, për herë të parë në këto tridhjetë vjet, Europën si temë fushate. Opozita thotë se me rotacionin e prillit do të bëhet e mundur thirrja e Konferencës Ndërqeveritare (pas së cilës vijojnë negociatat e anëtarësimit) brenda kësaj vjeshte. Ky premtim është i matur e me gjasa të përmbushet paçka se garanci nuk ka. Por vini re: për vitin e anëtarësimit nuk flet më kurrkush!
Padyshim që brenda BE-së skepticizmi ndaj anëtarëve të mundshëm nga Ballkani është rritur edhe për shkaqe të brendshme.
Por shumë më shumë shkaku është gjendja problematike në rajonin tonë duke filluar me të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, llogaridhënien qeveritare pra me një fjalë normat bazike ose, e thënë me gjuhën e traktateve të BE, me Kriteret e Kopenhagenit.
Në artikullin e tij të njohur “Efekti i Plantagenetëve” studiuesi amerikan Robert Kaplan vëren se Anglisë ju deshën tetë shekuj për të zhvilluar traditën e kulturën e shtetit ligjor e të demokracisë. Me këtë shëmbull Kaplan shpjegon dështimin e “pranverës arabe” të vitit 2010, në arritjen e demokracive funksionale: ishte mungesa e traditës fillestare! Natyrisht Ballkani nuk mund të krahasohet me situatën arabe ashtu siç edhe mund të thuhet se tradita institucionalo-demokratike e rajonit ka defiçite më të mëdha krahasuar me kontinentin. Por Ballkani ka dhe një shans që rajone të ngjashme në botë nuk e kanë: të qenit enklavë gjeografike brenda BE si dhe angazhmin e BE, me potencialin politiko-financiar stërmadh të saj, për Kriteret e Kopenhagenit deri në ditën e anëtarësimit e mbase më tej. Veçse ky potencial lipset të mirë-përdoret.
Mali i Zi e Serbia deri vonë konsideroheshin shtete “pararojë” në integrimin europian. Mali i Zi hapte e mbyllte kapituj me Komisionin Europian por në fakt shteti ishte i kapur nga partia në pushtet prej dy dekadash (edhe pse parti me merita historike). Rotacioni përmes zgjedhjeve, megjithë shqetësimet gjeopolitike që shkaktoi, jep një shpresë për çkapjen e shtetit. Serbia i ngjan Shqipërisë nga kriminalizimi i segmenteve të pushtetit e nga kapja e shtetit; edhe aty parlamenti përfundoi monist mbas një vendimi të kuturisur të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet. Bosnja-Hercegovina është federatë jofunksionale dhe njësitë përbërëse të saj janë feude etno-partiake pa kontroll e ndryshim pushteti. Maqedonia e Veriut në vitin e pestë të qeverisë aktuale po shfaq në rritje sindromat problematike të qeverisë para saj. Kosova megjithë arritjet e problemet e ngjashme shpreson progres me qeverinë e re. Për hallet e Shqipërisë në këtë aspekt do të mjaftonin raportet ndërkombëtare si ai i Transparency Int./IDM ( https://idmalbania.org/download/8901/ ) së fundmi; edhe po të mos i njihnim ato fakte nga të jetuarit këtu.
Ndreqja e situatës vetëkuptohet është përgjegjësi e detyrë e shoqërive tona. Por në rrethanat kur anëtarësimi në BE mund të dojë një dekadë e shumë vite, pyetja madhore është si duhet të jetë proçesi i integrimit? Si duhet të jetë që t’i shërbejë edhe interesave të Bashkimit Europian si edhe atyre të gjashtë vendeve të Ballkani? Dhe besoj se biem dakord që interesi parësor i të gjashtëve është progresi e konsolidimi i Kritereve të Kopenhagenit. Po ky është edhe interesi madhor i 27 vendeve europiane për të patur një enklavë kontinentale ku sundon ligji europian e jo gjysëmbanditët me kostum&kravatë. Edhe pse nuk mungojnë avokatë të “stabilitetit me çdo kusht” të cilët nuk duan të shohin se një stabilitet i moçaltë rrezikon që të çojë drejt destabilizimit të rrëmujshëm apo t’u çelë shtigje e rrugë fuqive jomiqësore.
Pyetja shtrohet nëse është i duhur e i përshtatshëm proçesi i derisotëm i cili më së shumti fokusohet në përafrimin e ligjeve kombëtare me direktivat e BE-së. Më së shumti në letër; jo dhe aq në zbatimin real. Këto ligje janë absolutisht esenciale për të qenë një ditë anëtarë, por a ka kuptim fokusimi kaq shumë tek to kur njëkohësisht pushteti bëhet recidividist në shkeljen e kushtetutës e plot ligjeve kyçe.
Gjithashtu BE financon me miliona euro strategji e proçese ku jo përherë merret vesh zbatimi e rezultati; dmth edhe dobia konkrete e tyre.
Përvoja e viteve të fundit në Shqipëri njeh arritje reale si ndihma europiane për arritjen e Marrëveshjes për Dekriminalizmin (2014) apo Reformën Zgjedhore (2020); po kështu mund të shënohen dështime si heshtja për Tahir-Kanabizmin (2016) apo deklarimet pro nismës abuzive të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar (2019) nga zyrtarë të caktuar të Komisionit Europian.
Pa folur më tej për gjeste të pamenduara si organizmi i “Vrapit kundër korrupsionit” (2020) ku diplomatë europianë fugonin të qeshur krahas ministrave problematikë përgjatë bregliqenit në Tiranë. Gjest që u shpotit me të drejtë nga opinioni publik.
Shembujt pozitivë janë përgjithësisht raste te veprimit pro aktiv deri intervencionist. Ndërsa shembujt negativë, me dashamirësi mund të shpjegohen me kulturën burokratike, qasjen formaliste e operimin diskret që dominojnë në ekzekutivin e BE. Ky mentalitet i Brukselit mund të ketë qenë i përshtatshëm kur trajtoi p.sh. anëtarësimin e Suedisë apo Austrisë në v. 90. Në latitudat e Ballkanit e në botën bashkëkohore ai ka nevojë të rishikohet duke avancuar nga “diskrecioni” tek “intervencioni”. Drejt një qasje më “amerikane” nëse mund t’a themi kështu. Jo duke intervenuar në vend të aktorëve politiko-shoqërorë lokalë pasi kështu frenojnë emancipimin e zhvillimin e tyre. Por lipset që BE-ja të mbajë një qendrim të qartë e zëlartë sa herë që rrezikohen Kriteret e Kopenhagenit; kjo minimalisht largon kritikat për symbyllje bashkëfajtore! Por, më e rëndësishme, kjo inkurajon mbrojtësit vendorë të standarteve europiane. Qofshin ata politikanë zanati, aktivistë socialë apo gazetarë të pavarur. Përkrahja direkte e publike e këtyre të fundit nga BE do të ishte një ndihmë edhe më e fortë e efikase. Ka edhe të tjera mënyra që lipset të shtjellohen veçan.
Sipas një klisheje gjysëm të vërtetë amerikanët orientohen drejt rezultatit ndërsa europianët drejt proçesit. Në rastin tonë lipset të përkufizohet rezultati. Në një kohë kur antarësimi duket e zhduket në një kalendar të mjegullt rezultati i proçesit të integrimit europian mund të ripërkufizohet si konsolidimi i Themeleve Bazike (i Kritereve të Kopenhagës).
Një debat i tillë duket se ka filluar në Bruksel. Por, muajin e shkuar kur Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, një eurodeputete socialiste deklaroi se ligji i medias ishte anulluar duke përmbushur kushtin e fundit për thirrjen e Konferencë Ndërqeveritare. Natyrisht që kjo është e pavërtetë pasi dekreti përkatës është ende i pavotuar në Kuvend dhe teorikisht ai mund të miratohet apo të refuzohet në çdo seancë plenare. Fakti që edhe ndonjë zyrtar tjetër e përsëriti këtë të pavërtetë ndoshta dëshmon se debati mbi një qasje më efektive e realizimi i saj mund të zgjasë më shumë se sa shpresohet.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
12 prill 2021

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.