Programi për Arsimin, Xhixho: Sepse arsimi është arma më e mirë që kemi për të përmirësuar botën

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho shprehet se arsimi është arma më e mirë që kemi për të përmirësuar botën. Ndaj ajo thotë se ndihet e lumtur që arsimi është qendër të vëmendjes së LSI-së.

“Duke e pasur të shtrenjtë dijen e arsimin, sot pedagoge, e lidhur ngushtë me studentët, jam e lumtur që programi i forcës politike që përfaqësoj e ka në qendër të vëmendjes arsimin.
LSI ka në programin e saj ambicioz elementet kryesore që do sjellin ndryshimin urgjent për të cilin ka nevojë arsimi në vend, ndryshim që presin sot prindërit për fëmijët e tyre dhe të rinjtë, për të ndërtuar këtu karrierën e të ardhmen.
Po ndaj me ju shkurt pikat kryesore të programit të LSI-së për arsimin:
1. Rritja e buxhetit për arsimin në 5% të PBB, nga të cilat 3% t’i dedikohen arsimit parauniversitar, 1.5% arsimit të lartë dhe 0.5% kërkimit shkencor.
2. Vendosja e taksës së solidaritetit për arsimin në masën 1% të fitimit të 200 kompanive më të mëdha.
3. Ligji për Arsimin e Lartë do të shqyrtohet në bashkëpunim të ngushtë me trupën akademike të universiteteve shqiptare me qëllim rritjen e cilësisë dhe garantimin e autonomisë.
4. Orientim i temave studimore në Programet Master dhe Doktoraturë (PhD) në çështje konkrete të zhvillimit të ekonomisë dhe forcimin e sistemit të bursave shtetërore sipas sektorëve prioritarë me qëllim afrimin e studentëve me kërkesat e tregut të punës.
5. Përfshirje e praktikave të detyruara të punës (internship) në Bachelor dhe Master, duke përshtatur kurrikulat e një ose dy viteve të fundit për studentë të veçantë, për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës (mbi bazë marrëveshjesh qeveri-biznes-shkollë).
6. Përgjysmim i shpenzimeve të studentëve duke ulur tarifat e studimit e njëkohësisht garantim i një paketë që siguron uljen e kostos së jetesës së studentëve ku përfshihen banimi, ushqimi, transporti e mjetet mësimore.
Duke besuar se arsimi është arma më e mirë që kemi për të përmirësuar botën, së bashku do ta bëjmë realitet këtë program, për të rinjtë sot dhe të ardhmen e brezave që do vijnë”, shprehet Xhixho.

Duke e pasur të shtrenjtë dijen e arsimin, sot pedagoge, e lidhur ngushtë me studentët, jam e lumtur që programi i…

Pubblicato da Erisa Xhixho su Mercoledì 10 febbraio 2021

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?