Prokurori i Përgjithshëm: Harta e re gjyqësore, urgjente! Duhen masa drastike në sistemin e drejtësisë!

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ka paralajmëruar masa drastike në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, ka vakanca të shumta në sistem.

Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?