Prokurori Olsi Dado nuk lejon asnjeri të takohet me Erion Veliajn

Prokurori Olsi Dado e ka ndaluar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të zhvillojë takime me të afërmit dhe miqtë në burg.

Një vendim i cili hedh hije të tjera dyshimi mbi faktin çështjen e Veliajt, duke përforcuar atë që thotë kryebashkiaku: se arrestimi i tij është bërë për arsye politike dhe se po trajtohet në mënyrë të pabarabartë.

Dado ka refuzuar të gjitha kërkesat për takime që kanë ardhur nga të afërmit dhe miqtë e kryebashkiakut. Kjo për ta takuar këtë të fundit në vendin ku ai qëndron i ndaluar, në një kohë që ndaj tij ende s’ka akuzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e paqartë se kush është arsyetimi i përdorur nga prokurori Dado, por në raste të ngjashme si ai për Ilir Metën apo Fredi Belerin, është vepruar ndryshe duke i lejuar menjëherë vizitorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Veliaj tha se prokurori Ols Dado e ka mbyllur brenda për t’i mbyllur gojën, që të mos ballafaqohet me “faktet” dhe me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?