Prokuroria kerkon autorizimin për arrestimin e deputetit Prenga

 

 

Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet sot me një kërkesë Kuvendit për marrjen e autorizimit për arrestimin dhe hetimin e deputetit të Lezhës, Armando Prenga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestua mëngjesin e 5 shtatorit 2015, nën akuzën e “plagosjes së rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”. Deputeti është njëri prej 6 të arrestuarve në flagrancë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta  mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe  përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga. Përleshja nisi në Patok për të vijuar përpara komisariatit të Laçit

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Rregullores së Kuvendit brenda dy ditësh nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit mblidhet këshilli për Rreguloren, Mandatet dhe Imunitetin i cili duhet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, por sipas burimeve Kuvendi do ta mbledhë që sot Këshillin në mënyrë që pasditen e së hënës në orën 17:00, kur do të hapet sesioni i ri të votohet kërkesa e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist.

Por mund edhe të hedhë poshtë kërkesën e prokurorisë, nëse nuk ka vend për procedim dhe të vendosë heqjen e masën së ndalimin apo të arrestit në flagrancë.

Sipas rregullores së Kuvendit në seancën e këshillit të Mandateve që shqyrton kërkesën e Prokurorisë mund të jetë i pranishëm deputeti nën akuzë, ose të përfaqësohet nga avokati i tij.

Ky është rasti i parë i arrestimit në flagrancë të një deputeti në vendin tonë. Rreth 5 muaj më parë Kuvendi miratoi kërkesën për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?