Prokuroria nis ekspertimin e kompjuterëve për skandalin e pagave. Merr në pyetje disa ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t

Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet për të zbuluar se kush fshihet pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 630 mijë shqiptarëve.

Ditën e sotme, Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?