Zbardhet urdhri: Administrata “në rresht” të promovojë Kryeministrin te Fevziu  

Zbardhet mesazhi i stafit të prapagandës në Kryeministri, i cili urdhëron të gjithë punonjësit e administratës që të ndjekin dhe ta shpërndajnë sa më shumë në rrjetet sociale videon e emisionit të mbrëmjes së sotme “Opinion”.

Në mesazhin e denoncuar në rrjetet sociale, urdhërohen që të merren masa që të njoftohen të gjithë për ndjekje, share (shpërndarje) e komente në të gjitha grupet e whatssapp-it në mënyrë që të shpërndajmë e promovojmë punën e forcës tonë politike!

“Mbrëma të gjithëve! Sot në orën 21.00 Kryeministri është live tek Opinion në Tv Klan. Merrni masa të njoftoni të gjithë për ndjekje, share (shpërndarje) e komente në të gjitha grupet e whatssapp-it në mënyrë që të shpërndajmë e promovojmë punën e forcës tonë politike! Forca” thuhet në mesazhin e bërë publik nga faqja satirike në rrjetin social “Facebook”, “Partia Socialiste Official.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është mesazhi që iu është drejtuar edhe administratës shtetrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/Partiasocialisteofficial/posts/3043197205900740

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?