Propozimi i deputetit socialist: Të kufizohet trafiku në Tiranë për të penguar përhapjen e covid-19
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti i Partise Socialiste, Besnik Bare u shpreh se duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit Covid.
Besnik Bare: Si masë paraprake para se të shkohet te mbyllja, duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit. Kam folur në mënyrë periferike me ekspertët e shëndetësisë në vend për këtë gjë.
Në nivel globale duke u bërë monitorimi i PM 2.5 në shumë vende ka rezultuar se vdekshmëria për shkak të cilësisë së ajrit te personat me Covid është rreth 25%. Vendet që kanë nivel më të ulët të PM 2.5 janë vendet baltike.
Edhe kjo nuk ishte dëgjuar!
Të mbyllen makinat e të ecim në këmbë nga frika e koronavirusit, thotë deputeti. Por si do ta kufizojë trafikun deputeti? Të lejohen vetëm makinat e Rilindjes? Apo një makinë opozitare dhe pesë makina të PS?!
KOHA JONË SONDAZH

