Protesta dhe kaosi në sallë nga opozita, Rama thirrje shqiptarëve: Mos i falni më, duhen poshtëruar me votë!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe për kaosin brenda në sallë plenare po nga deputetët e opozitës. Teksa rendit autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament, Rama i bën thirrje qyetarëve që të mos i falin opozitarët dhe ti shkatërrojnë me votë. ”Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”,-shkruan Rama në X.

Postimi i plotë

Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?

Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.

https://x.com/ediramaal/status/1798769474990166462

SHKARKO APP