Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e pedagogëve, VOA: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik

Politikë E mërkurë, 5 Tetor 2022 21:33
Protesta e pedagogëve, VOA: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Në Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike zhvilluan sot një tubim proteste, ku kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe rritje page 50 për qind për pedagogët.

Ata njoftuan që nuk do të nisin vitin akademik më 17 tetor, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Qeveria nga ana e saj miratoi sot një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë për një rritje 8 për qind të tjera me fondet e tyre.

Organizatorët e protestës para ndërtesës qendrore të Universitetit të Tiranës pohuan se peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë e kanë nënshkruar mbi 85 për qind të pedagogëve në Tiranë dhe në rrethe. Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagës, me dy faza 30 për qind një vit dhe 20 për qind vitin tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pedagogët pohuan se pagat e tyre janë akutalisht më të ulta se në Kosovë e Maqedoni të Veriut, dhe se praktikisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni. “Ne kemi qysh në 2019, që i kërkojmë qeverisë këto të drejta tona me shkresa, derisa në shtator nisën peticionet, po ashtu u bë më 15 shtator ia kemi çuar mesazhet, me takimin e ministers më 23 shtator, si dhe protesta e sotme, që siç e shihni janë të pranishëm mbi 700 pedagogë dhe punonjës të tjerë të universiteteve”, thotë profesor i asociuar Klodian Dhoska, drejtues i Sindidaktës së Universitetit Politeknik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pedagogët pohuan se presin një trajtim dinjitoz nga qeveria, e cila nuk po i shqyrton seriozisht këkresat e tyre dhe se ende nuk gjetën mirëkuptim. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se pas një mbledhje qeverie se për universitetet u vendos një rritje pagash 15 për qind, nga të cilat 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, ndërsa universitetet mund të rritin pagat e pedagogëve 8 për qind të tjera me ardhurat e veta.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Deri në 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, pasatj janë vet universitetet me autonominë, që gëzojnë, me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit, që mund të miratojnë rritje edhe përtej këtij niveli minimal dhe këtë rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, thotë zonja Kushi. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ndërtime të reja në kampusin studentor dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku gjatë një veprimtarie atje theksoi se qeveria do t’u njohë universiteteteve të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet.

Universitetet duhet të shfrytëzojnë më mire, sipas tij, hapësirat e gjera të autonomisë së tyre si në kërkimin shkencor ashtu edhe në përmirësimin e kushteve dhe të pagave, me fonde të vetfinancimit, me fonde europiane dhe financimeve me projekte. “S’mund të ketë për botën akademikët një pagë uniforme, të gjithë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom, jeton, punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme midis shtetit si ndërmjetës dhe tregut si ofertues”, thotë zoti Rama.

Por sindikatat e pedagogëve janë të vendosur në kërkesat e tyre, që mbështeten nga pjesa dërrmuese e punonjësve të arsimit të lartë. Ata pohojnë se shumica e universiteteve kanë si burim të ardhurash vetëm pagesat e studentëve dhe nuk mund të ngrejnë me paratë e studentëve pagat e tyre. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në UT, Enkelejda Olldashi, thotë se në kërkesat e pedagogëve bëhet fjalë për të rritur pagën bazë, që e jep shteti, dhe që lidhet me titujt dhe punën e tyre shkencore, por kjo nuk duhet ngatërruar me fitimet e disa universiteteve, të cilat mund të shpërndahen si shpërblime e jo si paga.

“Perfomanca e universitetit nuk duhet të lidhet me pagën bazë. Paga bazë duhet të jetë njëlloj në të gjithë universitetet dhe ajo lidhet me titullin e profesorit. Një profesor në Korçë a Elbasan e kudo është njëlloj professor si unë në Tiranë. Performance e universiteteve mund të ndikojë tek shtesat mbi pagë, të cilat universitetet në varësi të të ardhurave mund të stimulojnë stafet e tyre për një produkt akoma më të mirë. Por këto shtesa nuk duhet të lidhen me pagën bazë”, thotë zonja Olldashi.

Në peticionin me 9 pika pedagogët kërkojnë rritje të pagave të tyre dhe për administratën e universiteteve, rritje të financimit për kërkimin shkencor, pagesën e orëve shtesë për pedagogët e jashtëm, e cila tani është 5-8 euro, pagesën e vjetërsisë në punë mbi 15 vjet karrierë, shpërblime për laborantët gjatë procesit akademik, mosfrenimin e procedurave për tituj shkencorë, si dhe transparencë financiare në universitet.

Etiketat e lidhura

pedagogeViti Akademik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 2 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.