Protesta e së shtunës, Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Shqipëria po zien. Do dridhen themelet

Mbrëmjen e kësaj të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një lidhje në emisionin ”Opinion”, foli për protestën e 12 nëntorit, tha se ”Shqipëria po zjen, mezi po presin të mëdhenj dhe të vegjël, pensionistë dhe të rintjë të mbushin sheshin dhe rrugët e Tiranës”. I pyetur për raportin me Partinë e Lirinë, Berisha theksoi se do të jenë të pranishëm dhe do t’i adresohen popullit opozitar. ”Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%”,-tha Berisha.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A rrezikon kjo protestë të jetë një bast i rrezikshëm, që nëse do jetë më e vogël se ajo e 7 Korrikut dëmton strategjinë tuaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të grijë nga themelet një regjim të bazuar në drogën dhe krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fevziu: Nëse nuk ndodh kthehet në boomerang…

Berisha: Zoti Fevziu, një vend me liri fiktive që ka zbritur 4 vende më poshtë për lirinë dhe të drejtat e njeriut, është një vend që duhet të ngrihet në revoltë për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira.

Fevziu: A do të jetë Partia e Lirisë?

Berisha: Për protestën është bërë takim paraprak me kryetarin e PL dhe shoqërinë civile dhe të gjitha këto do të jenë të pranishëm, do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?