Fillon “Revolucioni studentor” kundër Qeverisë, pasdite do bllokojnë kryeministrinë
Studentët shqiptarë ka dalë sot në protestë kundër rritjes së tarifave shtetrore për studentët.
Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëhere studentët kanë bërë thirrje për revolucion studentor. “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit, të cilët kishin rrethuar ministrinë e arësimit.
Ata kërkojnë gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Studentët të cilët janë vetëorganizuar kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste.
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“– shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.
Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familjeje, që ka të paktën 1 fëmijë student.
Studentët janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë ndal njëhërë e mirë, Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër, që tallet me të ardhmen e tyre”. Protesta pritet të zgjerohet me protesta të tjera të banorëve të cilëve iu prishet banesa e ndërtuar ndër vite dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
Protestës së studentëve kryeqytetas, të nisur nga ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, por që u mbështet edhe nga të tjerë nga Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Drejtësisë, iu bashkuan edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Këta të fundit janë bashkuar së largu me protestën që po zhvillohet aktualisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes së cilës kundërshtojnë tarifat e reja, veçanërisht atë për kreditet e lëndëve të bartura.
Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin rreth orës 11, ndërsa protesta e tyre pritet të vijojë edhe gjatë së enjtes. Ndërkohë, të premten ata paralajmëruan se do t’iu bashkohen studentëve në Tiranë. Po kështu krejt universitetet shqiptare po bashkohen.
Ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka, i cili para një muaji dha dorëheqjen nga posti duke akuzuar kryeministrin Rama, ka bërë thirrje që protesës së studentëve t’i bashkohen të gjithë.
Në një status në Facebook, ai shkruan se studentët kërkojnë që mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet.
“Studentet Shqiptarë kërkojnë të mos nëpërkëmben, por të trajtohen me dinjitet! Të gjithë, duhet ti bashkohemi protestës! Qyetarë dhe prindër duhet ta mbështesin rininë! Arsimi cilësor është e ardhmja!”, shkruan Muka.
PD dhe LSi u janë bashkuar kërkesave të studentëve. Pasdite mësohet se protestuesit do të dalin para kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit. Rama shprehet se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por universitetet dhe e dyta shton se nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpenzimet e Universitetit për studentet ngelës.
“E para, ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot’‘,-deklaron Rama.
https://www.facebook.com/belind.kellici/videos/10156570794450325/?t=0