Protesta kombëtare e PD, Gjekmarkaj: Masive dhe paralajmëruese, të krijohet një front i gjerë opozitar

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se protesta kombëtare e thirrur më 11 korrik do të jetë e madhe dhe paralajmëruese. Sipas tij duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku të përfshihet çdokush që është në opozitë me qeverinë e Edi Ramës.

I pyetur nëse PD-ja mund të bëjë pa Sali Berishën, Gjekmarkaj tha se ai ka qenë dhe mbetet figurë qendrore e Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë mendojnë grupime të ndryshme në këtë parti.

“Ne kemi bërë betejë, por kemi njohur forcën e shumicës. Berisha është legjitimuar nga vota dhe besoj se PD e ka tejkaluar fazën e saj më të vështirë dhe nuk duhet të gabojmë më në të ardhmen. Besoj se e kemi mbyllur fazën e vetëasgjesimit dhe asgjësimit që tentuan kundërshtarët”, tha Gjekmarkaj në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për njerëzit e ndershëm, pasi po e mbytin hajdutët. Në këtë kuadër ai tha se është krijuar mentaliteti futu, vidh dhe ik dhe kjo po ndodh me paratë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke gjetur njerëzit e ndershëm, duke ia përshtatur ligjet sipas modelit të BE-së, Shqipëria e gjen vetë rrugën e saj”, tha Gjekmarkaj, duke shtuar se ka ardhur koha që duhet t’i besohet PD dhe njerëzve të saj, ashtu sikundër ndodhi në 2005-ën.

Ai mendon se protesta kombëtare para kryeministrisë me 11 korrik do të jetë masive që do të dritherojë regjimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?