Protesta kundër Vuçiç. Beogradi zhytet sërish në kaos

Beogradi po përjeton një natë të dytë protestash masive dhe të dhunshme.  Edhe këtë të mërkurë nisën gjatë pasdites grumbullimet e njerëzve që kundërshtojnë vendimin e Presidentit Vuçiç për futjen e kryeqytetit në karantinë.

Policia serbe ka përdorur sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Parlamentit, të cilët po kundërshtojnë për të dytën ditë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, bomba tymuese dhe mjete të forta në drejtim të policisë.

Një natë më parë pati përplasje të dhunshme përparapa parlamentit ku u plagosën policë dhe qytetarë.

SHKARKO APP