FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta, Ristani: Shtabet po përpunojnë taktika të tjera, nuk ia lëmë vendin krimit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se shtabet e opozitës po punojnë për teknikat e reja se si do të reagojë opozita, duke theksuar se ky vend nuk do të mbetet në dorën e krimit.

Ristani: Ne nuk marrim pjesë në zgjedhje fasadë. Së dyti, teknikat dhe format janë të pafundme. Për këtë kemi shtabe të ngritura, të cilat janë duke përpunuar taktikat se si do të reagojë opozita, të cilat nuk mund t’i them këtu.

Do të kemi një reagim goxha të fuqishëm në raport edhe me situatën që po krijohet. Këtë vend nuk ia lëmë krimit. E kemi ndarë mendjen. O ky vend bëhet demokratike nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne bandës nuk i bindemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?