Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protestat, DW: Shqipëria ndër më të varfërit e me çmimet më të larta

Politikë E diel, 13 Mars 2022 10:04
Protestat, DW: Shqipëria ndër më të varfërit e me çmimet më të larta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Protestat në Shqipëri filluan nga mesi i kësaj jave, (09.03.) kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.

Protesta e së shtunës (12.03.) kishte një pjesëmarrje më të madhe se ato parë të tri ditëve më parë. Me parulla antiqeveritare si „Do dalim në rrugë me qindra dhe mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, „Taksoni oligarkët, jo qytetarët”, protestuesit mbushën bulevardin „Dëshmorët e Kombit”: Protestuesit morën fjalën para godinës së kryeministrisë me një kërkesë të njëjtë: ndalimin e rritjes së çmimeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Çmimet e karburanteve – më të shtrenjtat në Europë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protestuesi Shkëlzen Margjeka, me profesion ekonomist thekson për DW se rritja e çmimeve është abuzive.

“Çmimi i naftës në Shqipëri, edhe pa rritjen për të cilën jam sot në protestë, ka qenë më i larti në Europë. Nëse në vendet e BE një litër naftë në janar ishte 1,3 euro, në Shqipëri ishte 1,6. Nëse krahasohen pagat në vendet e BE me ato në Shqipëri situata është sa qesharake aq edhe dramatike. Nga ana tjetër rritja është abuzive. Shqipëria ka importuar 120 mijë ton naftë kur në një muaj shpenzon vetëm 50 mijë ton. Deri në maj vendi ka rezerva dhe nuk ka pse të ngrihet çmimi. Taksat në Shqipëri janë më të lartat në Europë. Edhe rritja e çmimit të miellit është abuzive pasi ka rezerva për 3 muaj. Reagimi i institucioneve shtetërore ndaj rritjes së çmimeve është shumë i vakët. Për sa kohë shteti mbahet me taksat tona, qeveria duhet të përgjigjej menjëherë. Ka një reagim të fuqishëm qytetar në këtë protestë, kam besim se ajo do të ketë ndikim pozitiv”, thotë Shkëlzen Margjeka për DW.

Shtresat e varfra dhe pensionistët në zgrip për jetesën

Shtresat e varfra që marrin një mbështetje më pak se 100 euro në muaj dhe pensionistët me 150 euro pension nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Protestuesja Alketa Grepcka, pedagoge në Universitetin Bujqësor thotë për DW: „Rritja e çmimeve të shportës prek gjithë popullatën, por sidomos plotësimin e nevojave bazike të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Por edhe ne intelektualët prekemi nga çmimet e larta të shportës. Paga ime është 500 euro në muaj, taksat janë të larta, Lufta është në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur pasojat dhe jo një ditë të bukur zgjohemi me rritje stratoferike të çmimeve,” thekson ajo për DW.

Pasuria kombëtare zotërohet nga 3 përqind e popullsisë

Në protestën e së shtunës kishte një pjesëmarrje masive të rinisë. Protestuesja Flavia Osmani, aktiviste, studente në Fakultetin e Ekonomisë thotë për DW: “Unë dhe bashkëmoshataret e mi që jemi sot në protestë mendojmë që kemi një sistem të korruptuar, ku pasurinë publike, kombëtare e zotërojnë vetëm 3 përqind e popullsisë. Qeveria mbështet vetëm më të pasurit. Kemi ardhur në një pikë, ku çmimet janë dyfishuar, kur paga minimale është 250 euro. Në një ekonomi kaq të vogël sa kjo e Shqipërisë çfarëdo lloj ngritjeje çmimesh bëhet nga oligarkë të pasur. Kjo protestë nuk ka vokacion politik. Popullit i ka shkuar thika në kockë, nuk mban më. Një byrek që ishte 2,5 euro tani është 5 dhe ne studentët po mendohemi tani, ta marrim për mëngjes apo jo,” thotë për DW Flavia Osmani. Protestat kanë shpërthyer edhe në qytetet e mëdha të vendit ku protestuesit kanë bllokuar rrugët kombëtare.

Qeveria miraton aktin normativ

Në kohën kur zhvillohej protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë godinës së kryeministrisë, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të qeverisë ku u miratua Akti Normativ, që vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët. Protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë protestën e tyre.

Etiketat e lidhura

protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 31 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 46 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.