Protestë në Berat, qytetarët: Nëse nuk plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi drejt Tiranës
Edhe në qytetin e Beratit ka nisur protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve. Me pankarta në duar dhe flamurin kuq e zi, qytetarët kanë dalë në rrugët e qytetit, dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës, taksave dhe produkteve të tjera. Ata u kanë bërë thirrje dhe qytetarëve të tjerë, që t’I bashkohen protestës për të drejtat e tyre.
Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë, tha se çmimet janë stratosferike dhe se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
“Nuk kemi parë ndonjë të mirë nga ndonjë krah, nuk do të ishim vendi më i varfër në Europë. Kemi qëllim shoqëror, bashkohemi pa dallim politike. Qëllimi i protestës është rritja ekstreme e çmimit të naftës. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrave, qeverisë të ulin çmimin. Nëse nuk i plotësojnë kërkesat tona, do të nisemi në protestën e madhe në Tiranë”.