Protestë para bashkisë së Tiranës nga PD e Berishës, flet edhe Argita: Lironi liderin e opozitës!

Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara protestuesve, i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen.

Këlliçi tha se Veliaj duhet të çlirojë Bashkinë e Tiranës. Këlliçi tha se Veliaj do të mbajë përgjegjësi edhe për Ardit Gjoklajn.

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është bashkuar sot në protestën që po organizohet para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D Konstruksion. Protesta është organizuar nga opozita dhe qindra qytetarë i janë bashkuar protestës ku bëjnë thirrje për largimin nga detyra të kryebashkiakut, Erjon Veliaj.

“Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni,” u shpreh ajo.

Ndërkohë që vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, u shfaq në protestë me një foto ku të stampuar kishte foton e të atit, me mesazhin: Lironi liderin e opozitës.

SHKARKO APP