Protestuesit çajnë kordonin e policisë, tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës.

Demokratët, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë drejtuar protestuesit, ndërsa kanë arritur që të çajnë kordonin metalik të vendosur nga policia.

Në ndihmë për të lëvizur gardhin metalik u kanë ardhur dhe qytetarë, ndërsa protestuesit kërkojnë që të futen brenda bashkisë.

“Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë. Në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit. Është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë, të luajnë me paratë e shqiptarëve”, janë shprehur këshilltarët bashkiakë të opozitës.

SHKARKO APP