Protestuesit rrethojnë Bashkinë: Kryeministër, ku je fshehur? Nxirre kokën!

Qytetarët e Unazës së Re që u shemben shtëpitë dhe banesat nga projekti i Unazës së Madhe, u mblodhën sot para bashkisë së Tiranës për të protestuar përpara zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata kanë kërkuar një takim me Erion Veliajn, ose me një nga përfaqësuesit e Bashkisë, dhe kanë lënë afat deri nesër në orën 10. Sipas tyre nëse ky takim nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë.

Lulzim Basha pasi i ka vizituar dje u ka bërë thirrje qytetarëve për ti mbështetur. Turmës së protestuesve iu bashkuan qindra qytetarë si dhe deputetë të opozitës.

Ata shpalosën një parullë të madhe ku shkruhej: “Fuqia e njerëzve, më e madhe se njerëzit në fuqi” krahas të tjerave si: “Dy duar për një kokë”, “Kryeministër ku je fshehur”.

“Për shtëpinë time unë nuk dua leje të protestoj, do ta mbroj”, tha një grua.

Një prej banorëve ka zgjedhur të flasë për mediat edhe pse ishte shumë i revoltuar.

Ai tha se i kanë marrë nusen e djalit në burg edhe pse është shtatzëne. “Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp”, u shpreh qytetari.

Ndërkohë pati një tensionim të situatës te protesta nga banorët e zonës së “Astirit” pasi Godina e Bashkisë u qëllua me vezë.

Ata refuzuan kërkesën e Policisë për të liruar rrugën dhe lejuar qarkullimin e urbanëve në krah të bashkisë së Tiranës.

“Policia është me ne – kanë thirrur ata.

Të ulemi në sheh dhe të mos ngrihemi derisa të zgjidhet problemi ynë. Shtëpitë tona janë me gjak. Poshtë mafia e ndërtimit.”

Protesta, deputeti i PD-Ramës: Sot qëlluan me vezë, nesër s’i dihet ç’sjellin me vete

SHKARKO APP