“Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-1999!”

Nga Dritan Demiraj-
Sa ironike dhe qesharake!
Përpara dy ditësh presidenti serb Aleksandër Vuçic i kërkoi NATO-s të bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj atje?
Në fjalimin e tij para kombit, ai deklaroi se jemi vendosur me shpatulla pas murit, por ne do t’i mbrojme njerëzit tanë nga persekutinlmi nëse NATO nuk do ta bëjë këtë.
Sipas tij, bandat e shqiptarëve duhej të ndaloheshin në Kosovën e Veriut, atje ku jetojnë pjesa më e madhe e serbëve. Për cilat banda në veri e ka fjalën Aleksandri?
Për bandat qe financohen, mbështeten financiarisht dhe asistohen nga shërbimet serbe të sigurisë, nën prezencën me disa raste edhe të mercenarëve të Grupit Rus Wagner?
Por ku e gjen trimërinë ky “burrec”?
Në gjykimin tim, kërcënimet e shfaqura javeve te fundit nga Vuçiç, nuk janë asgjë tjetër më shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20-vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektivë të plotë 48 baza operacionale ushtarake.
28 nga këto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikës së xhandarmarisë serbe. Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe ma pas janë fortifikuar, kompletuar me efektivë të stërvitur dhe të kompletuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të luftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike të shërbimeve të specializuara sekrete të Federatës Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU, shërbimi i zbulimit te huaj SVR, FSB por jo vetëm.
Këto kërcenime intensifikohen në çdo rast kur qeveria e Dardanisë dhe Albin Kurti kërkon zbatimin e reciprocitetit, duke bërë që Vuçiç, Vulin, Stefanoviç dhe strukturat e tyre kriminale në veri të vendit aktivizohen për prishjen e rendit dhe të sigurisë publike me Dardaninë e Veriut.
Për më keq se kaq, ata kërcënojnë haptazi se do të nderhyjnë me ushtrinë e tyre të “fortë” për të mos lejuar vrasjen e serbëve nga shqiptarët në veri të vendit.
Sa qesharake! Ata që kanë shkaktuar tri luftëra dhe genocid në Ballkan, ata që kanë vrarë mijëra civile, kanë përdhunuar mijëra gra dhe vajza, kanë shpërngulur rreth një milionë qytetarë dhe kanë shkatërruar dhjetëra mijëra banesa.
Edhe kush ish ministri i propagandës se kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviç, Aleksandër Vuçiç së bashku me ‘këlyshin’ e Putinit në Ballkan Alexandër Vulin.
Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe me keq se në vitet 1998-99.
Është e papranueshme qasja e BE-se duke vazhduar përkedheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.
Kohë për teater dhe propagande nuk ka. Të dyja qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejt traktatin e mbrojtjes së përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë.
May be an image of 2 people

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?