Provokimi i Ministrit Grek: Ushtria jonë nuk ka frikë nga shqiptarët

Intervista e fundit e Kryeministrit Edi Rama për median Greke, shkaktoi reagim nga shteti helen. Analistë, artikuj, portale e gazeta presitigjoze, prej dy ditësh janë duke interpretuar, deklaratat e z.Rama.

Duke lidhur situatën me Greqinë dhe me Europën, mbi një gjendje të luhatshme, Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka treguar forcën e ushtrisë së vendit të tij karshi Shqipërisë dhe Turqisë, duke krijuar tensione të paqëna.

Kjo deklaratë e tij e cila nuk lidhet me asnjë kërcënim real, u bë gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura Greke që u zhvillua pasditen e sotme në Selanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga aty Ministri Kamenos u pyet nga gazetarët se si i komenton deklaratat e fundit të udhëheqësve të Shqipërisë dhe të Turqisë. I inatosur, ai ka theksuar se:“Forcat e Armatosura të Greqisë nuk duhet të frikësohen as nga shqiptarët as nga turqit”, tha ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse ky është një provokim, pasi ushtria greke ka deklaruar disa herë fuqinë e saj ndaj Shqipërisë. Hera e fundit ka qënë përpara disa javësh kur ushtria e Greqisë zhvillonte stërvitje në kufi me vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?