Provokon edhe Tahiri: Votoni PS nëse s’doni që vendi të qeverisët nga idiotët
Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën Saimir Tahiri ka ftuar sot të rinjtë t’i bashkohen kësaj force dhe të votojnë më 18 qershor për Shqipërinë e së ardhmes dhe kryeministrin Edi Rama. Ai i ka paralajmëruar të rinjtë nga ‘rreziku që Shqipëria të futet në çadër’, që sipas tij është alternativa e opozitës, ndërsa u shpreh i bindur në fitoren e PS-së dhe kryeministrit Rama.
“Fitorja është në dorën tuaj, jepni dorën njeri-tjetrit për Shqipërinë që duam. Lloj-lloj idioti mund të qeverisë nesër nëse e lini vendin bosh, lloj-lloj injoranti mund të qeverisë nesër nëse nuk ngulni këmbë për Shqipërinë e të nesërmes. Ndaj hajdeni trokasim në çdo derë, fshat, qytet”, u shpreh Tahiri gjatë takimit me të rinjtë që votojnë për herë të parë më 18 qershor.
FJALA E TAHIRIT
Tahiri thërret banorët sipas lagjeve: Ju jeni forca e vërtetë e PS-së secili prej jush është ftesa më e mirqë për prindërit tuaj, të afërmit, këdo që njihni që më 18 qershor bashkë me PS dhe Edi Ramën të fitojmë dhe të ndërtojmë Shqipërinë që duam. Kush voton për herë të parë ka lindur me Saliun në pushtet. Sot prapë aty është, merreni me mend. Ta mendosh brezi im kemi qenë gati 10-11 vjeç dhe Saliu ishte në pushte dhe sot është prapë tek çadra. Atje është pasqyra e shq1ipërisë që kishim. tek çadra janë 200 vetë të ngujuar në burgun e popullit, ndaj hajde ti tregojmë të gjithë bashkë se kjo është Shqipëria që duam. kjo nuk është çështje humor, është çështje shpirti, vetëdije, mendjeje, vizioni. Ata duan Shqipërinë që kishin, ne duam një Shqipëri më të mirë. Ata zgjedhin gjyqtarin e korruptuat ne duam popullin. Ata zgjedhin ata që do legalizojnë partinë, ne zgjedhim ata që duan të legalizojnë shtëpinë. Ata duan të rinj të pashkolluar, duan familje të varfra që t’i blejnë më mirë. Ne duam zhvillimin e ekonomisë, duam një qeveri që punon ëpr shqiptarët. Nuk duam një kryeminsitër që mendjen e ka të mbrojë familjen e tij por një kryeministër që mendon për çdo familje në Shqipëri. Miqtë e mi ata duan të na bëjnë të dukemi njëlloj. Dëgjojeni çfarë thonë në televizor: ‘unë jam trafikant droge’, ‘Edi Rama është trafikant droge’, ‘ambasadori i SHBA dhe BE janë mafiozë’. Por ama se dinë që populli dëgjon, populli di të zgjedhë. Fitorja është në dorën tuaj, jepni dorën njeri-tjetrit për Shqipërinë që duam. Lloj-lloj idioti mund të qeverisë nesër nëse e lini vendin bosh, lloj-lloj injoranti mund të qeverisë nesër nëse nuk ngulni këmbë për Shqipërinë e të nesërmes. Ndaj hajdeni trokasim në çdo derë, fshat, qytet. Nuk ka rëndësi sa bërtasin ata por sa flet vuajtja e njerëzve me heshtje.
PS ka një traditë, ne brenda padyshim flasim, bisedojmë, bëjmë gjithçka me nj-tj për të gjetur rrugën e duhur. Por ne sot e dimë shumë mirë se sot ka rëndësi jeta e çdo shqiptari në çdo cep të vendit, sot ka rëndësi të jemi pranë çdo qytetari në çdo cep të Tiranës sepse 18 qershori është aty. Ose do futemi të gjithë në çadër, ose do shkojmë bashkë në zgjedhje për të fituar PS dhe Edi Rama. Nga sot deri më 18 qershor janë gati 60 ditë. në këto 60 ditë shkoni trokisni në çdo derë dhe bindeni se Shqipëria që duam është aty. Në 18 qershor ndahet e ardhmja nga e shkuara. Ndahen ata që duan një Shqipëri më të mirë nga një Shqipëri të shkatërruar. Më 18 qershor do jetë festa jonë, festa juaj e kujtdo që do një Shqipëri evropiane. Më 18 qershor për një Shqipëri evropiane. Shumë më shumë se sa jemi këtu na ndjekin, shumë më shumë na presin në çdo shtëpi. Shqipëria që duam bëhet nga të gjithë bashkë. Bëhuni bashkë, bindini shokët, miqtë sepse më 18 qershor do fitojë PS, Edi Rama, do fitoni ju do fitojë Shqipëria.
Më 18 qershor ka dy rrugë ose Shqipëria futet në çadër, ose Shqipëria fiton. Më 18 qershor do fitojë Shqipëria. Kryeministri ynë sot, kryeministri ynë nesër Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

