PS: Asnjë socialist nuk është larguar nga partia në Dibër
Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, në Dibër, Muharem Rama ka reaguar sot lajmin e bërë publik nga Partia Demokratike mbi largimin e 200 anëtarëve nga strukturat e Partisë Socialiste.
Shtabi i kandidatit të PS deklaron se “asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk është larguar në drejtim të Partisë Demokratike dhe e gjitha është një shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës, me synim dezinformimin e qytetarëve pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Shtatorit”.
PS-ja i quan lajme të tilla, manovra të PD “fyejnë popullin dibran dhe nuk mund të kenë asnjë efekt elektoral”. P
Shtabi i kandidatit të PS shpreh bindjen se “fushata elektorale e ka provuar se kandidatura e doktor Muharem Ramës arrin të sigurojë mbështetje nga e majta dhe e djathta. Fakt që do të provohet nga vota e kësaj fundjave. Qytetarët e Dibrës e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar masivisht në 11 Shtator për kandidaturën e doktor Muharem Ramës”.
KOHA JONË SONDAZH

